AKTUALITET, 5 Nëntor 2023, 21:28

Arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se përplasi dy vajza në trotuarin pranë Kryeministrisë

Arrestohet 21-vjeçari që dyshohet se përplasi dy vajza në

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që dyshohet se përplasi dy vajza në trotuar, pranë Kryeministrisë. Në pranga ra 21-vjeçari me iniciale J. Th., për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa drejtonte mjetin me targa AA 528 PY, shtetasi me iniciale J. Th., ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Nga testi i alkoolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo të drogës. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.

Konkretisht ne korrik të këtij viti është kapur në zonën e Yzberishit me shpejtësi dhe është ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të reja.