AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 13:03

'Trafiku' i votës/ Dyshimet e kandidatëve të PD, Berisha: Do t’i mbështesim. Vjedhja s'është ende e provuar. Nuk e njohim legjitimitetin e zgjedhjeve

'Trafiku' i votës/ Dyshimet e kandidatëve të PD,

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 Majit.

“Nëse keni ndjekur ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve, kemi dokumente të pafundme”, theksoi Berisha.

Ish-kryedemokrati gjithashtu komentoi akuzat e kandidatëve të opozitës për deputetë se u janë vjedhur votat duke u shprehur se “do ti mbështesim”.

Sali Berisha: Ajo që zhvillohet në KQZ, ta kenë të qartë shqiptarët se qëndrimi i parë i PD dhe aleancës është ky ‘nuk pranoj legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve’. Nëse keni ndjekur ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve, kemi dokumente të pafundme.

Transparenca është parim i kundërshtueshëm dhe e drejtë e çdo individi. PD nuk pengon asnjë kandidat të saj për të kërkuar transparencë, por do ti mbështesë mqs ligji nuk i përligj ata. Duhet t’i përligj sepse kandidati mund të jetë i pavarur, në këto kushte kur duhet mbështetja e partisë, secili që kërkon transparencën do të mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi.

Partia nuk njeh legjitimitetin e zgjedhjeve, ndaj po kërkon për çdo qark.

Mendoj se askush nuk mund të flasë për vjedhje për gjëra të paprovuara, ata që dyshojnë se u janë devijuar votat i mbështesim për transparencë. Por kjo nuk vjen se Partia ndan dyshimin e tyre.