AKTUALITET, 17 Maj 2025, 13:49

Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes, menaxhim i shkëlqyer i Samitit Europian 2025

Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes, menaxhim i

Tiranë, 16 maj 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj.

Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes, menaxhim i

TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët.. Ky operacion i përmasave të mëdha u realizua sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe protokollit diplomatik, duke ofruar një përvojë pritjeje të denjë për nivelin e lartë të këtij eventi.

Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes, menaxhim i

Suksesi i këtij menaxhimi është rezultat i përkushtimit të stafit të aeroportit, si dhe i investimeve strategjike të kryera nga Grupi Kastrati në modernizimin e infrastrukturës së TIA-s. Delegacionet u pritën në pistën e rinovuar të aeroportit, me gjatësi 3 kilometra, e cila tashmë mundëson uljen dhe ngritjen e avionëve të të gjitha kapaciteteve, përfshirë avionët e mëdhenj ndërkontinentalë. Paralelisht, janë drejt përfundimit edhe punimet për fasadën e re të aeroportit, që e pozicionojnë TIA-n ndër aeroportet më moderne dhe estetikisht të avancuara në rajon dhe më gjerë.

Aeroporti i Tiranës në qendër të vëmendjes, menaxhim i

Ky organizim i shkëlqyer është dëshmi e gatishmërisë së TIA-s për të përballuar sfida të nivelit ndërkombëtar dhe e pozicionon Shqipërinë si një vend të besueshëm organizator për ngjarje të rëndësishme diplomatike e politike në axhendën europiane.