AKTUALITET, 28 Maj 2022, 09:25

Duhet të ishte në arrest shtëpie, por 32-vjeçari lëvizte lirisht në kryeqytet për të ushtruar veprimtarinë kriminale. Si u kap

Duhet të ishte në arrest shtëpie, por 32-vjeçari

Efektivët nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë i vunë prangat një 32-vjeçari i cili duhet të ishte në arrest shtëpie, por lëvizte lirisht në kryeqytet për të ushtruar veprimtarinë kriminale. 

“Shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kodër Shkretë”, me doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, 32-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, bëri me dije policia.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Shkelte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ushtronte përsëri këtë veprimtari kriminale, vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, një pjesë e ndarë në doza.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. K., 32 vjeç, banues në Vaqarr.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kodër Shkretë”, me doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, 32-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.