TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u fol për sigurinë ushqimore.
Deda pranoi se ekzistojnë raste të tregtimit në kushte jo të sigurta dhe se ato duhet të adresohen nga tre institucione. Ajo u bëri thirrje qyetetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi me ushqimet dhe tregtimin e tyre në ambiente të pasigurta, duke telefonuar në numrin falas: 08007575
Në emision u transmetuan pamjet edhe nga disa tregje ushqimore në Tiranë, ku mungonte totalisht siguria ushqimore dhe kishte bulmet dhe produkte të tjera, që tregtoheshin në temperatura shumë të larta dhe kushte të ulëta higjenike.
Jeta Deda: Sot AKU, nuk është më një institucion që fshihet pas gishtit. Mund ta kisha shumë kollaj të thosha, që tregtarët që pamë (video më poshtë), janë operatorë të paregjistruar dhe jashtë tagrit tonë. AKU nuk është vetëm për kontrollin e sigurisë ushqimore. Është autoriteti që ka nën trupën e vetë, një trupë ekspertuese.
Ylli Rakipi: Po ata që pamë? (tregtarë në disa tregje të Tiranës).
Jeta Deda: Ka për të detyrë ti kontrollojnë të gjithë institucionet. AKU, njësistë e qeverisjes vendore, policitë vendore.
Ylli Rakipi: Cfarë kapacitetesh ka AKU?
Jeta Deda: Shtrihet në të 12 qarqet e vendit. Jo vetëm me trupa inspektuese, që kryen kontrolle zyrtare dhe inspektim. Kemi pikat e inspektimit në kufi. Kemi laboratorët.