AKTUALITET, 8 Tetor 2022, 17:13

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 51-vjeçari në Fier që përplasi të moshuarin me karrocë

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar në Fier është vënë në pranga, pasi ka përplasur një të moshuar.

Bëhet e ditur se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë G. M., banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke qenë në gjendje të dehur përplasi automjetin me një karrocë që drejtohej nga një 67-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Zharrëz. I moshuari është dërguar në spital ku po merr kujdes mjekësor.