AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 13:11

Dosja 'Partizani'/ Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Argita e Jamarbër Malltezin

Dosja 'Partizani'/ Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive,

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka lënë në fuqi vendimin për “ngrirjen” e një sërë pasurish që i përkasin dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. 

Kështu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha për heqjen e masës së sekuestros preventive.