TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në GJKKO do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmërinë e disa akteve dhe provave të sekuestruara.
Në senacën e kaluar që u mbajt më 13 tetor, prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pretendimet e ngritura nga mbrojtja e të pandehurve nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë dhe as në procedurat e ekspertimeve.
Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina.