TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmjen e së hënës (21 Gusht) në Athinë do të mblidhen liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Në takimin informal, të organizuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor-BE, do marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Por, një mysafir surprizë do të jetë në mbrëmjen në Athinë, që u mbajt sekret nga zyrtarët grekë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mësohet se do të jetë pjesë e darkës!
Zelensky është në një turne evropian këto ditë, pasi ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën.
Ndërkohë në darkë mungon Shqipëria, e cila vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, shkruan protothema.gr.
Qeveria greke nuk i dërgoi ftesë kryeministrit Rama për të marrë pjesë në takimin informal, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit.
Ndërkohë ftesa iu është dërguar Presidentit Bajram Begaj, i cili e ka refuzuar ftesën.