AKTUALITET, 21 Gusht 2023, 10:12

Kërkohet lirimi i tij nga qelia, nis seanca për Fredi Belerin në GJKKO, avokatët: E votuan qytetarët, duhet të betohet

Kërkohet lirimi i tij nga qelia, nis seanca për Fredi Belerin në
Fredi Belerin në GJKKO

Shqyrtimi i kërkesës për lirimin e Fredi Belerit, i depozituar në gjykatën e posaçme nga avokatët, do të shqyrtohet sot.

Trupit gjykues i kërkohet ta zëvendësojë arrestin me burg me një masë tjetër në liri, duke i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Sipas avokatëve, kjo e drejtë i mohohet Belerit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin.

Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve. Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin.