TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dëshmon për herë të parë në Gjykatën e Posaçme bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka rrëfyer 17 episode kriminale përpara prokurorisë.
Tafani i përgjigjet pyetjeve të prokurorit Behar Dibra.
Artan Tafani: Kam qenë emigrant ne Greqi , jam marre me droge atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer ne Shqipëri, ku ne vitin 2015 u arrestova për vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta denimin ne burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qene dhe përdorues droge. Në 1997 me vranë babane ne fshatin Karbunarë dhe ika me nenen ne Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjarë me materiale ndertimi.
Fillimisht punova pune te ndershme ne Greqi me bojëra, lyerje. Në 2006 qe erdha ne Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain pune ndërtim dhe lyerje, lash edhe drogën por me pas u ngatërrova prapë dhe rashë ne burg ne 2015 sepse vodha një ëestern union. Aty me dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh me arrestuan dhe u dënova 6 vite burg.
Ne paraburgim jam njohur me disa çuna nga lushnja, erdhi nje Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait te Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te nje karburant, i saimir taullahut. Pasi dola nga burgu me dërgoi fjalë Klajd Taullahu me tha do te të takoi lulzimi. Donte të bënim ndonjë pune me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e pare qe e takoja, Anterio Kaloshin e kisha ne burg ne Rrogozhinë, un vete kam dhe emrin tjetër Marius.
Per kete dosje SPAK ka marre te pandehur 8 persona qe akuzohen per ngjarje kriminale ne disa qytete te vendit. Artan Tafani u arrestua ne shtator te 2023 pasi grabiti me arme nje pike kembimi valutor ne zonen e Astirit.
