TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për çështjen e vrasjes, rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta.
Gjatë seancës, Gjykata ka bërë të ditur se ka mbërritur në Shqipëri një letërporosi që lidhet me marrjen në pyetje të dy dëshmitarëve, Astrit Prenga, vëllai i viktimës, dhe Gëzim Shullani.
Sipas përmbajtjes së letërporosisë, autoritetet britanike kërkojnë më shumë informacion përpara se të procedojnë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve:
“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do të dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u bëhen, akuzat për të cilat kërkohen dëshmitë, si dhe sesi dëshmia e tyre mund të shërbejë në hetimin e SPAK”, thuhet në letërporosi.
Në të njëjtën letërporosi, theksohet se policia britanike do të ngarkohet për marrjen e dëshmive, duke u bazuar në pyetjet që do t’u vihen në dispozicion nga autoritetet shqiptare.
Asnjë prej të dyshuarve nuk është paraqitur por janë përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. Nga gjykata është kërkuar të merren në pyetje me video konferencë Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani.
Nga britanikët ka ardhur një shkresë, ku i është kërkuar gjykatës dhe SPAK detaje se si janë përfshirë këta persona në dosjen hetimore se pse janë të dyshuar dhe cilat prova apo dëshmi do të japin si dhe adresat e plota.
Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta se ku atje janë dhe jo të shënohet “Londër” Angli.