TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 15-vjeçarit në Tiranë, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e së dielës brenda ambienteve të picerisë “Fantazia” në zonën e Ali Demit, ku ai punonte si kamarier.
Autori, motoristi i picerisë Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin, ndërsa më pas ka hedhur armën në zonën e Laprakës për të zhdukur provat.
Autori ka thënë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por ka dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.
Ndërsa mësohet se tre punonjës të picerisë akuzohen si të përfshirë në ngjarje, pasi kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke fshirë gjurmët dhe provat, si dhe kanë shmangur njoftimin e menjëhershëm të Policisë.
Sipas burimeve, Policia është njoftuar vetëm pasi 15-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa efektivët kanë konstatuar se vendi i ngjarjes te piceri “Fantazia” ishte pastruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë ishin fshirë.
Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e adoleshentit 15-vjeç, brenda një picerie në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. I riu pretendon se e gjitha ndodhi aksidentalisht, duke pretenduar se nuk e kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës. Në rrëfimin e tij para hetuesëve, sipas "EuroNews", Neziri ka treguar se në momentin kur arma është shkrepur, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të miturin.
“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja,”-tha theksuar ai. Por ky version as nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga i plagosuri. 15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që pësoi pasi mori plumbin në qafë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij.
Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen. Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e 'Don Boskos'