TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari dhe analisti Lavdrim Lita ka komentuar aktualitetin politik pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se aktualisht opozita është e tronditur nga humbja e thellë , dhe se Partia Socialiste gjithashtu është e tronditur por nga fitorja e 83 mandateve.
Sipas tij mazhoranca e priste fitoren dhe se kandidatët e fituar duhet të provohen pasi ata përfaqësojnë popullin.
“Mendoj se opozita është e tronditur nga humbja e thellë, dhe ndërkohë edhe mazhoranca është e tronditur nga fitorja e thellë.
Partia Socialiste e priste fitoren dhe rezultatin dhe 83 mandate ishin të pritshme dhe kandidatët më të mirët kanë dhënë më të mirë, duhet të provohen, ata që përfaqësojnë popullin”, tha ai në “Opinion” në News24.
Lita shtoi se opozita duhet të hyjë në një proces analize dhe terapie, teksa theksoi gjithashtu se opozita ofroi shumë pak cilësi, dhe kanë treguar edhe besnikët kundrejt Berishës.
“Opozita do të hyjë në një proces analize dhe terapie. Ne duhet të kuptojmë se PS ka një hambar votash si ata të administratës të cilët janë prezentë në cdo zgjedhje, sigurisht edhe biznesmenët.Opozita ofroi shumë pak cilësi, dhe shumë besnikëri kundrejt Berishës”, theksoi ai.
Gjatë fjalës në studio ai u ndal edhe tek promisa e zgjedhjeve, ku tha se drejtuesit politik kanë dalë të dërrmuar nga zgjedhjet dhe se është krijuar një skemë politike si status-quo.
Ai tha se ka patur edhe një rënie të votuesve, por askush nga partitë nuk mban përgjegjësi.
“Kemi rënie të votuesve , askush nga partitë nuk mban përgjegjësi. Promisa e këtyre zgjedhjeve ishte cfarë ata menduan deri në 12 maj edhe drejtuesit politik kanë dalë të dërrmuar nga këto zgjedhje dhe janë bërë qëllimisht në listat paraprake. Mund të them se është krijuar edhe një skemë politike si status-quo”, përfundoi Lita.