TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtari Bib Ndreca është caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar dosjen e “ARRSH”, hetime të cilat u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion.
Spak zbriti në gjykatë dosjen me 22 persona të pandehur, të akuzuar për disa vepra penale, konkrëtisht për “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike" kryer ne bashkepunim, “Korrupsoni pasiv I personave qe ushtrojne funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja te renda” dhe “Fallsifikim i dokumentave", kryer ne bashkepunim.
Tre prej të pandehurve ndodhen në masën e sigurisë “arrest në burg”, ish kreu i ARSSH Evis Berberi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Ndërsa 19 personat e tjerë që janë hetuar pa masë sigurie janë, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.
Prokuroria e Posaccme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri,"Net Group" dhe "DAAM".
Pak javë më parë, prokurori Dritan Prencci i komunikoi akuzat të gjithë personave të dyshuar. Bib Ndreca gjyqtari i hetimit paraprak ka afat 10 ditë për të caktuar datën e seancës paraprake.