AKTUALITET, 18 Maj 2023, 18:33

Dorëheqja e Alibeajt/ Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së zyrtare, skenarët dhe prapaskenat

Dorëheqja e Alibeajt/ Kush mund ta marrë drejtimin e PD-së

Rezultati i 14 majit rihapi edhe njëherë debatin brenda Partisë Demokratike. Ishte pikërisht vendimi i Enkelejd Alibeajt që të jepte dorëheqjen e tij nga dy postet të kryetarit të komanduar dhe te kreut të grupit parlamentar.

Tani PD zyrtare duhet të gjej një kryetar të ri që duhet të votohet me një anëtar një votë sipas përcaktimeve në statutin e partisë. Pikërisht në statut, përcaktohet se kur pozicioni i kryetarit të partisë lihet vakant, një nga nënkryetarët duhet të emërohet si i komanduar në drejtimin e partisë, raporton euronews.

E vetmja që mund ta marrë drejtimin e partisë sipas statutit është Jorida Tabaku, por në kushtet që kjo e fundit e ka refuzuar një gjë të tillë vitin e shkuar, mbetet për t’u parë vendimi që do të ndërmerret.

Sakaq për drejtimin e grupit parlamentar dilema mund të zgjidhet më shpejt, pasi aty nevojitet mbledhja e shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar për të zgjedhur drejtuesin e ri dhe njoftimi i Parlamentit për ndryshimin.