TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donald Trumpit tashmë i janë lexuar aktakuzat përmes së cilës do të gjykohet gjatë muajve të ardhshme.
Aktakuza prej 49 faqesh kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e zbuluar të premten, tregon se ai mund të përballet me qindra vjet burg dhe një dënim në të holla.
Trump dyshohet se ka keqpërdorur pozitën duke marrë në shtëpi dokumenteve të klasifikuara, raporton nypost.
Miliarderi 76-vjeçar është akuzuar nga prokurori i posaçëm, Jack Smith për shkelje të shtatë ligjeve të ndryshme federale dhe po përpallet me 37 akuza.
Nuk dihet nëse do të dënohet, por nëse republikanit i shqiptohen dënime maksimale për çdo akuzë dhe gjyqtari urdhëron që ato të kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme, ai do të qëndrojë 400 vjet në burg.
Ai gjithashtu do t’i nënshtrohej një gjobë prej 9,250,000 dollarësh.
Trump po përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor pasi vite më parë supozohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Procesi ka zgjatur rreth 10 minuta, gjatë së cilës kohë i bashkë-pandehuri, Walt Nauta, kreu procedurat e marrjes së gishtave dhe fotografimit, raporton cnn.
Gjykatësi i Floridës, Jonathan Goodman ka lexuar 37 akuzat penale kundër tij, si dhe gjashtë akuzat me të cilat përballet ndihmësi personal i Trumpit, Nauta.
Trump ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se “jam i pafajshëm”.
Kujtojmë se prokurori i posaçëm, Jack Smith ngriti aktakuzat ndaj politikanit republikan, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara duke i dërguar në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë amerikane.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi amerikan po përballet me drejtësinë amerikane. Ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila kishte deklaruar se ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me pasanikun.