TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

12 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit në vend. Ky fakt është bërë i ditur nga Policia e Shtetit. Mësohet se po ashtu gjatë aksionit në autostradës Milot-Morinë janë pezulluar 128 leje drejtimi.
Ndërkohë që janë vendosur edhe 2457 masa administrative për shkelje të kodit rrugor.
Gjatë 72 orëve të fundit, nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të natës janë konstatuar shpejtësi nga 150 km/h deri në 174 km/h, në zona ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. "Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve janë pezulluar gjithsej 118 leje drejtimi, nga të cilat: 88 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim me shpejtësi deri në 174 km/h; 19 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur; 11 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim në sens të kundërt. -12 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.", thuhet në njoftimin e policisë.