AKTUALITET, 13 Qershor 2023, 20:41

Arrestohet ish-presidenti amerikan, Donald Trump

Arrestohet ish-presidenti amerikan, Donald Trump

Donald Trump arrestohet nga zëvendës marshallët amerikanë tani që ka arritur në gjykatën federale në Miami.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat, por do t’i merren në mënyrë elektronike shenjat e gishtave.

Ndihmësi dhe i bashkëpandehuri i tij, Walt Nauta, gjithashtu do të merret në paraburgim dhe do t’i merren shenjat e gishtërinjve, raporton CNN.

Arrestohet ish-presidenti amerikan, Donald Trump
Trump dhe Nauta

Trump nuk do të fotografohet si të burgosurit e tjerë pas arrestimit.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan përmes 37 akuzave, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.

Ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels. 

Donald Trump do të kalojë gati nëpër të gjitha procedurat që kalon një qytetar i zakonshëm që akuzohet për krime federale, sipas një burimi ligjor i cituar nga CNN.

Atij do t’i kërkohet të plotësojë formularët, duke dhënë emrin e tij, numrin e sigurimeve shoqërore dhe adresën.

Gishtërinjtë do t’i merren në formë elektronike, dhe jo me ngjyrë. Megjithatë nuk do të fotografohet (mugshot), thotë burimi. Marshali amerikan nuk do t’ia marrë ADN si pjesë e këtij procesi.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat në momentin e arrestimit dhe dërgimit në gjykatë.

Trump kësaj radhe do të përballet me drejtësinë amerikane shkaku i shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe marrjes në shtëpi të dokumenteve të klasifikuara.