TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi është shprehur sërish kundër rikthimit në krye të PD-së, të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës. Sipas Korreshit, që Partia Demokratike të bashkohet tre njerëz duhet të përjashtohen nga gara për kryetar: Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.
Korreshi u shpreh se një alternativë do të ishte Gazment Bardhi apo cilido tjetër që do të mundej të bashkonte demokratët.
“Po bëhet një proces ku synohet të hiqet anëtarësia dhe ku mungojnë degët. Unë jam kundër kthimit të Berishës dhe Bashës në PD. E patën mundësinë; Basha e pati mbi 8 vjet ta sillte PD në pushtet, nuk e solli. Alibeaj e provoi që nuk ishte zgjidhje, e provoi dhe nisi një luftë shumë më të egër brenda PD. Nëse do ketë bashkim, këta tre emra s’duhet të kandidojnë. Gazment Bardhi dhe gjithë të tjerët kanë të drejtën të kandidojnë, na duhet një njëri ku demokratët gjejnë veten, kanë besim, që ka bërë opozitës”, tha Korreshi.