AKTUALITET, 5 Tetor 2024, 11:57

Dogji bashkëshorten me benzinë, Bledar Trëndafili përlotet para gjykatës që e la në burg: E di që gabova, më bëni çfarë të doni. Gruaja më…!

Dogji bashkëshorten me benzinë, Bledar Trëndafili përlotet

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi ky i fundit dogji me benzinë bashkëshorten e tij.

Gjatë seancës gjyqësore, Trëndafili shprehu pendesë për veprimin e tij, duke u shfaqur i përlotur sipas asaj që raportohet.

Ai u shpreh se veprimi i tij ishte kryer në një gjendje të rënduar psikologjike, duke theksuar se ndjehej i ndarë nga fëmijët e tij, për shkak të problemeve me gruan.

“E di që kam bërë gabim, më bëni çfarë të doni”, tha ai në gjykatë.

Trëndafili akuzohet për veprime që kanë sjellë pasoja të rënda dhe, sipas tij, veprimi i tij ishte një reagim ndaj tradhtisë së pretenduar nga ana e gruas.

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.

31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.