TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike e konsideron ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj si autorin e hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji.
Sot, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli akuzoi Xhafajn si të përfshirë të skandale korruptive e pastrim parash. Vangjeli tha se të përfshirë janë edhe kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, tha Vagjeli duke përmendur disa investime në sektorin e ndërtimit në kryeqytet, pas të cilave, shton ajo, qëndron ish-ministri i Brendshëm.
Gjithashtu, Vangeli theksoi se në burg nuk duhet të ishte deputeti i PD, Ervin Salianji, por ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.