TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Saimir Kushova është deklaruar i ikur nga Gjykata e Sarandës i cili ishte nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për “shkelje të rregullave gjatë mbrojtjes në punë”, pasi ai punonte si një zhytës profesionist në Sarandë. Tashmë ai rezulton i burgosur në Norvegji për trafikim të lëndëve narkotike.
47 vjeçari drejtonte ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, por në 19 shtator 2022, një turiste britanike ka ndërruar jetë teksa eksploronte detin me ekspeditën e Saimir Kushovës.
Në atë kohë ai u arrestua por u la i lirë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” çdo të hënë në orën 13.00 dhe “pagesa e garancisë pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja”. Pas disa kohës, 47 vjeçari nuk u paraqit më në gjykatë dhe u dha urdhër për konfiskimin e vlerës së pasurisë për t'i kaluar shtetit.
Në një seancë të posaçme ditën e djeshme, gjykatësi Fatmir Ndreu e ka deklaruar të ikur Saimir Kushovën ndërkohë që ai rezulton i burgosur në Norvegji me 15 vite heqje lirie, i akuzuar për trafikimin lëndëve narkotike.
Së bashku me 5 polumbarë të tjerë shqiptarë, mes tyre dhe një femër, ai është arrestuar në 13 prill 2023 në Husnes të Norvegjisë. Sipas Neës 24, ata ishin të rekrutuar për të nxjerrë katër çanta me 150 kg kokainë, nga anija “Nordloire” e ardhur nga Brazili, dhe janë arrestuar menjëherë sapo kanë marrë kokainën.
Në cilësinë e provës i janë sekuestruar 8 telefona të shpërndarë mes tyre të cilët i kanë përdorur për komunikim në aplikacionet “Signal” dhe “Session”.
Të pandehurit i përkasin moshave 26 – 47 vjeç dhe janë dënuar me 10 vite e 4 muaj burg deri në 15 vite heqje lirie, ndërsa vajza që ishte pjesë e grupit është dënuar me 4 vite e 9 muaj burg.
Gjatë gjykimit disa prej tyre i kanë pranuar akuzat ndërsa Saimir Kushova i ka mohuar, ndërkohë versione të tjera janë thënë duke pretenduar se ata nuk e dinin se çfarë kishte në anije dhe se ishin kërcënuar me familjarët e tyre për të mbaruar atë punë.
Një tjetër version ishte ai se ne në anije mendonin se kishte hashash dhe jo kokainë. Një detaj tjetër është zbuluar në qelinë e Saimir Kushovës ku në mur është shkuajtur një tekst që thuhet:
“Tel i zi s'është toni. Erdhëm për pushime. Është hera e parë që i shoh se dinim se ku do na çonin. Na çuan me zor, nuk na kërcënuan po kuptova që nëse do kundërshtonim do na bënin keq. Ne s'donim të zhyteshim natën. S'kemi fol për lek asnjëherë. Na paguan udhëtimin. U lidhëm me një agjenci biletash. (Pjesa tjeter e paqartë).”