AKTUALITET, 4 Tetor 2024, 22:55

Efekti i përmbytjeve/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës

Efekti i përmbytjeve/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje

Reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna gjatë pasdites së sotme, në Vlorë kanë shkaktuar edhe rëshqitje të dherave në Bypassin e Vlorës.

Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se është bllokuar një pjesë e rrugës në Orikum si edhe rruga për në Radhimë.

Si pasojë mjetet janë bllokuar dhe nuk mund të kalojnë.

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në qytetin e Vlorës, duke nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme në disa lagje.

Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe  banorëve, gjithashtu qyteti prej disa orësh nuk ka dhe energji elektrike.