TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e këshilltarëve të PD-së për të bashkuar votat me ata të PS-së për rritjen e çmimit të biletave për urbanët e Bashkisë Kamëz.
Berisha u shpreh se kjo është një çështje që do të shqyrtohet me seriozitet dhe se PD do të dalë me një vendim.
Ai theksoi se qëndrohnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do shqyrtohet çdo vendim që është marrë.
“U kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje, partia do të dalë me vendimin e vet.
Nuk e mohoj, është e vërtetë. Para se të vija këtu mora njoftimet e para se si po veprohet, ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve, do shqyrtohet çdo vendim që është marrë”, u shpreh Berisha.