AKTUALITET, 5 Prill 2025, 16:21

“Do të ulim energjinë”- Berisha takim me bizneset në Tiranë: Do të përgjysmoj tarifën e ujit!

“Do të ulim energjinë”- Berisha takim me bizneset në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me bizneset tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë.

Gjatë diskutimeve me pronarë dhe punonjës të bizneseve të ndryshme, Berisha u premtoi se me ardhjen e tij në qeveri ai do të ulë me tre fish energjinë elektrike duke e çuar atë në 6 lekë për kilovat.

Berisha tha gjithashtu se do të përgjysmojë tarifën e ujit.

“Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1% të xhiros. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin. Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do të ulim energjinë me 3 fish, do jetë 6 lekë, do përgjysmoj tarifën e ujit. Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1% të xhiros. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin.", tha ai.