AKTUALITET, 17 Prill 2023, 22:16

“Do të menaxhojmë taksat dhe mbetjet urbane”, Igli Cara shpalos premtimet për qeverisjen e Durrësit

“Do të menaxhojmë taksat dhe mbetjet urbane”, Igli Cara
Igli Cara

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, premtoi se do të qeverisë ndryshe nga paraardhësit e PS-së. Ai tha se do t’i trajtojë të gjithë të barabartë, do të menaxhojë taksat, do të krijojë kushte për rininë dhe do të menaxhojë mbjetet urbane, duke kursyer shumicën e fundit që përdoret sot për t’i çuar mbetjet te inceneratori që nuk ekziston.

“Të gjitha zonat e Durrësit do të trajtohen në mënyrë të barabartë, mirëqenia dhe shëndeti i qytetarit mbi të gjitha. Të gjithë durrsakët kanë një shtëpi të madhe pasi kalojnë derën e tyre.

Do ta kthejmë Durrësin në një pol të rëndësishëm të turizmit, sepse ka shumë probleme, ka keqmenaxhim të të ardhurave, që nuk kalojnë 200 milionë lekë të vjetra nga akomodimi në vit.

Kur takon të rinjtë në Durrës të thonë nuk ke se çfarë të bësh. Duhet punuar shumë me të rinjtë dhe bashkia duhet të jetë promotor i tyre, duke hapur qendra të trajnimit profesional, hub-e.

Janë 10 miliardë lekë për vitin 2022 që kanë shkuar për trajtimin e mbetjeve dhe shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston. Ne do t’i kthejmë Durrësit menaxhimin e mirë që të mos harxhohen paratë e qytetarëve, duke bërë një stacion të ndërmjetësm, ku mbetjet të ndahen dhe të ndihmojnë edhe industrinë ricikluese të artikujve, duke ulur sasinë që shkon të “inceneratori” dhe do të jenë shumë para të kursyera, me rreth 80 për qind kursim të kësaj shume. Sepse përveç 29 euro për ton, shkon edhe 11 euro për transportin”-tha Cara.