TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa ka ardhur në Tiranë për t’i dhënë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj, sopranoja Ermonela Jaho duket është përballur me diçka të pazakontë. Kjo pasi në sallë kishte pak veta, dhe asnjë fytyrë të njohur.
Artistja që mbretëron skenat ndërkombëtare të Operas, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, është në Teatrin e Operas në Tiranë për Akademinë Teatrale, një seri ‘masterclasesh’ për të rinjtë artistë. Ndonëse emri i saj mbush sallat e shfaqjeve e masterklaseve kudo, në Shqipëri ajo është zhgënjyer.
“Po e mbaj e po e mbaj, por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët”, thotë ajo.
Sopranoja Jaho ka dhënë jep një mesazh të qartë përmes luftës personale për të arritur ku është.
“Nuk është personale. Unë vij këtu me një dashuri të pakushtëzuar sepse vë veten në vendin e këtyre artistëve. Dhe t’u jepet një shpresë sepse është e trishtë kur dëgjon që kanë studiuar 10 apo 15 vite dhe nuk janë të konkurueshëm me botën. Shkolla jonë të jep diçka mua më ka dhënë diçka, më vonë unë e kam mësuar me luftë e me torturë, me një sakrificë të madhe kam dalë jashtë ta marr dhe këtë përvojë është detyrimi ynë si artistë ta sjellim këtu. Sepse kemi talente e zëra të bukur, por nuk kanë disiplinë e nuk janë të konkurueshëm. Të paktën të dish e të jesh në gjendje teknike të këndosh një opera 3 orëshe”, u shpreh ajo.