AKTUALITET, 17 Prill 2023, 16:10

Sherr mes dy bashkëkombësve në Greqi, plagoset disa herë me thikë 34-vjeçari shqiptar

Sherr mes dy bashkëkombësve në Greqi, plagoset disa herë me

Një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri me një bashkatdhetar të tij, në rrugën Arachthou të Colonos.

Sipas mediave greke fillimisht dy shqiptarët janë përplasur me fjalë, ndërsa më pas njëri prej tyre ka qëlluar tre herë me thikë.

I plagosuri ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një operacioni. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.