AKTUALITET, 17 Prill 2023, 16:33

“Berisha po bën një pabesi ndaj demokratëve”, Bejko: Në Foltore presin se kush do ta zëvendësojë

“Berisha po bën një pabesi ndaj demokratëve”, Bejko:

Kandidati i grupit të Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka folur për pabesi nga ana e ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar koalicionit me Metën.

Në një intervistë për Euronews Bejko tha se Berisha është i braktisur nga demokratët, madje edhe brenda Foltores po bëhen gati kush do ta zëvendësojë.

“Berisha është i braktisur nga demokratët, se ata e dinë që nuk ka perspektivë me non gratën dhe nuk është kjo më e keqja; Sali Berisha i ka futur PD thikën pas shpine. Është treguar i pabesë dhe po bën një gabim historik, është një pabesi që historia do ta gjykojë. Ta marrësh PD dhe ta çosh me këta mbështetës te partia e Ilir Metës, kjo është thikë pas shpinës për demokratët. Edhe në foltore Berishën e quajnë në shkuar dhe po bëhen gati kush do ta zëvendësojë. Edhe në biseda me ne, se në një llogore kemi qenë, e thonë këtë”, u shpreh Bejko.