TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Takimi ka zgjatur pak minuta dhe mësohet se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.
Gjithashtu në thelb të këtij takimi ka qenë dhe diskutimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.
Ndërkohë detaje të mëtejshme të takimit pritet të bëhen publike nga vetë ambasada amerikane.