AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 18:01

Burri dogji gruan me benzinë në Korçë, policia jep detajet: Jetonin të ndarë! I vuri zjarrin dhe u arratis!

Burri dogji gruan me benzinë në Korçë, policia jep

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku burri i vuri zjarrin bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi. Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45-vjeçarit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.