AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 21:10

Digjet nga flakët një BMW në rrugën Fier-Patos, dy të lënduar

Digjet nga flakët një BMW në rrugën Fier-Patos, dy të

Një automjet tip ‘BMW’ ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portëzës. Automjeti, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Patosit, është përfshirë nga flakët e më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Kurse, drejtuesit i mjetit dhe një pasagjer që ndodhej bashkë me të, kanë arritur që të dalin me lëndime të lehta.

Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë një defekt elektrik ai që i ka shkaktuar flakët, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, që ka bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Digjet nga flakët një BMW në rrugën Fier-Patos, dy të

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor ‘Fier-Patos’, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip ‘BMW’.

Nga flakët kanë marrë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.