AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 16:46

Aksidenti i frikshëm në Tiranë! Makina humb kontrollin dhe përfundon mbi trafikndarëse

Aksidenti i frikshëm në Tiranë! Makina humb kontrollin dhe

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë.

Raportohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi trafikndarëse ndërsa është përplasur me semaforin duke e rrëzuar në tokë.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit.