AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 16:00

Qëndruan disa orë të ‘ngujuar’, deputetët e opozitës dalin nga Kuvendi, Bardhi: S’e njohim vendimin për përjashtimin!

Qëndruan disa orë të ‘ngujuar’, deputetët e

Deputetët e opozitës kanë dalë nga ambientet e Kuvendit. Gazment Bardhi thotë se nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre.

“Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës.

Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë”, deklaroi Bardhi.