AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 16:17

Jo vetëm abuzim me tenderat, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla dyshohet se është nën hetim dhe për korrupsion në zgjedhje

Jo vetëm abuzim me tenderat, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dyshohet se po hetohet jo vetëm për abuzim me tenderat, por edhe për korrupsion.

Sot në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, kryebashkiakut thuhet se i është komunikuar akuza dhe hetimi ka lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare ku SPAK-u disponon materialin e kërcënimit të qytetares gjatë zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë.

Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili.

Memolla po hetohet pas denoncimeve se ka abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.