TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lirohet nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës, Alvi Gumeni, i vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës.
Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy dite më parë pasi u vetdorëzua ne Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit Kleanthi Laçi.
Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e të riut emigrant, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit 59-vjeçar. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.