Akil Nerjaku
Policia ka arrestuar në Durrës, me urdhër të SPAK-ut, shtetasin Akil Nerjaku. I arrestuari ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022, kur u tentua të vritej me snajper.
Në momentin e atentatit, Akil Nerjaku, person me precedentë penalë, ishte në makinën e nipit të ish-ministrit Lefter Koka, Haki Koka, një automjet tip “Benz G-Clas”.
Nerjaku u qëllua nga brenda një furgoni, për të cilin policia thotë se e kanë parë, por autorin nuk e kanë kapur dot. Sapo kanë bërë atentatin, autorët me furgonin e bardhë u larguan në drejtim të Plepave ku edhe humbën gjurmët.