TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej ditës së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, reshje të dendura shiu dhe dëbore. Zonat më të prekura ishin Lezha dhe Shkodra.
Në qarkun e Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur është 1100 hektarë. Në rrugën e Obotit ka prezence uji deri në 55 cm.
Ndërkohë sipas Emergjencave të Bashkisë Shkodër ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ne rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë se larte se bashku me 4 forca te ushtrisë.
Ndërkohë niveli i lumit Drin shenon kuotën 6.15 me nje rënie prej 40 cm. Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.10 m me një rritje prej 5 cm me orën.
Situata vazhdon e njëjta me ditën e djeshme, reshje shiu me intensitet te larte, pa energji elektrike njësia Vig Mnele pasi 7 shtylla te tensionit te larte i ka marre uji. Gjithashtu nuk ka energji elektrike ne Njësinë Temal dhe Shllak! Ka rruge rurale te bllokuara nga rrëshqitje gurësh dhe dherash. Argjinatura ne krahun e majtë te urës Gjinajve në Njesine Administrative Vig Mnele është drejt shembjes.
Fidri Mide Nst Fushe Arrez 6 ab
Fidri Kelmend Nst Vukpalaj 1318 ab
Fidri Gjegjan Nst Fushe Arrez 892
Fidri Hajmel Nst Vau Dejes 80 abonente pa energji
Fidri 8 Nst Shkodra 2 16 abonente pa energji
Suportin tuaj për vendosjen e 12 shtyllave qe na i ka marr lumi i Gjadrit ne zone e Hajmelit.
Sot vijon te kete reshje te dobeta bore, me rruget rurale vijon te jete e njejta situate, energjia elektrike ne zonat rurale vijon te kete nderprerje.
Aksi Tamare-Vermosh ka patur reshje te vazhdueshme debore.
Puna ka vazhduar gjate gjithë natës dhe vazhdon edhe tani për ta mbajtur aksin rrugore te hapur dhe për te siguruar qarkullimin e automjeteve.
Ne aksin Boge-Theth reshjet e dëborës kane vazhduar gjate gjithë natës.
Akoma nuk është ndërhyre ne zonën e orteqeve pasi vazhdojnë rrëshqitjet e dëborës.
Momentalisht është e rrezikshme ndërhyrja ne orteqe.