TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar tre persona të cilët po tentonin të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Mësohet se për njërin prej tyre disponohej informacion se kishte ndihmuar shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente false.
Në pranga ranë shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, të tre banues në Turqi.
“Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A. dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I. C. dhe R. B.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.