TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhunohet kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Mësohet se kryebashkiaku socialist ka denoncuar 2 ditë më parë në polici se është goditur me grusht në fytyrë dhe është fyer nga 33-vjeçari me iniciale D.S.
Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Ndërkohë, policia nisi hetimet për rastin në fjalë. Materialet i janë referuar për vlerësim prokurorisë Lushnje. Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur ngjarja në fjalë./BW