AKTUALITET, 13 Korrik 2022, 18:35

Inceneratorët dhe bashkimi me Berishën, Kryemadhi: Skandal, do të kishte rënë shteti

Inceneratorët dhe bashkimi me Berishën, Kryemadhi: Skandal, do të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës u ndal te protesta e 7 korrikut që mbajti opozita para Kryeministrisë.

Ajo tha se shqiptarët nuk ishin në shesh për figurat e politikës.

INTERVISTA

Çfarë të të reje do sillni ju për qytetarët, duke marrë shkas nga protesta e 7 korrikut?

S’e mendoj se shqiptarët qytetarët e Tiranës atë ditë ishin për shkak të figurave politike në protestë.

Për shkak të problematikave, çmimi i naftës, mungesa e arsimit, apo largimi i të rinjve dhe të rejave, i ka vendosur në panik shqiptarët. Goditja që i bëri opozita e kaluar duke shitur kauzat, është e vështirë për ta rikthyer. Çdo ditë shqiptarëve iu merren 80 mijë dollarë.

Protestat që ka paralajmëruar Berisha mendoni se do e largojnë qeverinë?

Nëse protesta do të jenë qytetare dhe qëndrestare, siç ishte protesta e studentëve në 2018-ën,që ushtroi presion te qeveria, po.

Ne kemi votuar një reformë në drejtësi, dhe nëse do funksiononte kjo gjë, s’do ishim këtu.

Nëse do ishte nëna e Kryemadhit në azil dhe do i përdoreshin të dhënat, apo nëna e Kryeministrit?! Në çdo vend jo vetëm që do të kishte rënë shteti, por drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi.

Hetimi për inceneratorin e Tiranës ka 1 vit dhe pasi u paguan paratë nga qeveria, SPAK veproi mbi këta inceneratorë. Për inceneratorin e Tiranës nuk do presim 30 vite që të mbarojë kontrata.

A përbën problem fakti për ju që Berisha është shpallur non-grata?

Zoti Berisha e ka çështjen personale çështjen e të shpallurit non-grata. Ai e ka nisur rrugën e vetë të sqarimit.

LSI- është strukturë më vete por qëndresat për opozitarizmin në rast për rritjen e çmimeve, apo korrupsioni, sot na duhet unifikim dhe hapje të skenës politike për rikthimin e të rejave kudo ku janë. S’do i japim mundësi të rinjve për paratë e drogës./Zëri i Amerikës