TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me amnistinë fiskalë, për të cilën edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria nuk tërhiqet, pasi është peng dhe përfituese e parave të pista.
Sipas tij, qeveria është e shurdhër ndaj thirrjeve qe vijnë nga çdo ane, ndërsa thekson se “nuk mund t’i kërkohet asgjë sepse është njëlloj si ti thuash hajdutit qe te kape hajdutin”.
Qeveria ben Amnisti fiskale me urdher te Parave te Pista!
Dhoma Amerikane e Tregetise shprehet qarte dhe pa asnje ekuivok kunder Ligjit te Amnistise Fiskale.
Edhe Komisioni Europian, Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Boterore te gjithe ne kor jane shprehur kategorikisht kunder Amnistise Fiskale te Qeverise.
Por te gjithe keta nuk kuptojne se Qeveria eshte peng, perdoruese dhe perfituese e parave te pista.
Parate e pista kane urdheruar Qeverine te beje ligjin per Amnistine.
Qeverise nuk mund t’i kerkohet asgje sepse eshte njelloj si ti thuash hajdutit qe te kape hajdutin.
Shqiperia eshte ne listen e zeze per pastrimin e parave dhe teorikisht as duhej ti shkonte fare ne mendje te bente nje ligj te tille.
Por kjo provon se sa keq e kapur eshte qeveria nga mafia dhe nga parate e pista gjithefaresh qe vijne nga krimi, trafiqet e droges dhe te qenieve njerezore, korrupsionit etj.
Ndaj edhe qeveria eshte e shurdher ndaj thirrjeve qe vijne nga çdo ane.
Projekti vetem i qeverise eshte:” Shqiperia lavatrice e parave te pista”.
Qendresa balle per balle kesaj qeverie eshte e vetmja rruge.