TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në qeli pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të dy krahët e tij.
Shullazi është rikthyer në regjimin 41-bis në ambientet e burgut “Jordan Misja”.
Transferimi i tij nga spitali i burgut në qeli është bërë nën masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave RENEA dhe Policisë së Shtetit.
Shullazi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë në të dy krahët e tij. Ky është operacioni i dytë, pasi të parin, Shullazi e ka kryer në vitin 2017 në një spital privat.
I dënuari me 14 vite burgim për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, vuan nga hernia diskale dhe e ka pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike në dy krahët e tij.
Ndërhyrja kirurgjikale vjen në një kohë, kur në datën 30 korrik 2022, Shullazit i mbaron afati kohor i qëndrimit në sistemin e izolimit të rreptë “41 biz”.
Nuk dihet me saktësi nëse Shullazit, do t’i shtyhet periudha e qëndrimit në “41 Bizz”, por pak ditë më parë i forti i Rrugës së Kavajës, fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në “41 bizz” ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut. Pas këtij operacioni, Shullazi ndodhet në spitalin e burgut.
Ndërsa gjendja e tij jo e mirë shëndetësore mund të ndikojë në daljen nga “41 bizz” dhe izolimin e tij në një burg të sigurisë së zakonshme. Shullazi përveç dënimin për vënie gjobash, tashmë është i përfshirë edhe në një hetim si pjesëmarrës në vrasjen më të bujshme të dekadës së parë të shekullit të ri në vendin tonë.
SPAK-u dhe një dëshmitar i penduar e kanë përfshirë emrin e tij në ekzekutimin mafioz të Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në harkun kohor të 48 orëve, njëra në Durrës e tjetra në Tiranë. Ai është i pandehur në këtë dosje dhe dëshmia e Luftar Reçit duket se do të jetë kyçe në procesin e bujshëm të vrasjes së biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj.