AKTUALITET, 13 Korrik 2022, 21:54

VIDEO/ Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

VIDEO/ Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

Një zjarr masiv në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. Pasditen e kësaj të mërkure flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara.

Tymi është përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun dhe pushuesit kanë nisur të largohen.

Në terren janë vetëm zjarrfikësit e Himarës të cilët po ndjekin situatën në zonën e fshatit Dhërmi ndërsa punonjësit e ADZM janë përqendruar në fshatin e Palasës.

Forcat e Armatosura nuk kanë ndërhyrë ende as nga toka dhe as nga ajri.