AKTUALITET, 7 Shkurt 2026, 20:27

Rama publikon pamje nga Vlora: Pasditet e dimrit,si pranverë

Rama publikon pamje nga Vlora: Pasditet e dimrit,si pranverë

Moti i ngrohtë dhe temperaturat jo tipike për muajin shkurt, kanë bërë që qytetarë dhe turistë të shumtë të shijojnë ndryshe pasditen e sotme në Vlorë.

Të rinj që luajë basketboll buzë detit, të moshuar, prindër e fëmijë të grupmoshave të ndryshme shijojnë aktivitetet mes shëtitjeve, lojës në rërë, peshkimit etj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Vlorës, duke i etiketuar “pasditet e dimrit në Vlorë, si pranverë”.

Në videon e publikuara shfaqet bregdeti dhe shëtitorja e qytetit nën rrezet e diellit, me qytetarë dhe vizitorë që shijojnë temperaturat e larta dhe motin e kthjellët.

Vlora vazhdon të tërheqë vizitorë të shumtë, duke u kthyer në një ndër destinacionet gjithëvjetore më të kërkuara.