TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano një takim me një përfaqësi të arbëreshëve që jetojnë dhe punojnë në zonën e Lombardisë.
Presidenti Begaj theksoi se arbëreshët e Lombardisë, po ashtu si ata në Kalabri, Siçili, Molise dhe në të gjithë Itali, janë gurë të fortë në themelin e urës së miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila forcohet çdo ditë.
Ai nënvizoi rëndësinë e kësaj diaspora historike, e cila shërben si model për diasporën e re, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të kombit shqiptar.