AKTUALITET, 7 Shkurt 2026, 20:18

Ylli Merja/ Teknologjia dhe parazitët në zorrë , faktorë të ankthit te fëmijët

Ylli Merja/ Teknologjia dhe parazitët në zorrë , faktorë

Mjeku alternativ Ylli Merja ka sqaruar ankthin te fëmijët.Ai ndau një histori suksesi se si një fëmijë i klasës së tretë vuante nga ankthi, ndërsa kjo gjë i shkaktonte atij posesivet dhe mungesë dëshire për të mësuar.

Ai tha se mosha 11- 18 vjeçe është mosha më e pakët e prekur nga ankthi, por nuk përjashtohen raste të tilla. Në këtë grupmoshë për të shkaktuar gjendje të rënduar psigjike, është telefoni dhe shpërdorimi i kohës me gjëra të pavlera.

“Ka një numër në rritje, sidomos në këto vitet e fundit. Me vjen një fëmijë në klasën e tretë që vuante nga ankthi. Ishte si të thuash në një stres që askush nuk e frikësonte apo kërcënonte. Njihte shumë pak shkronjat. I bëra një trajtim, që të qetësonte sistemin nervor.

Ta aktivizonim gjatë ditës në punë, dhe në darkë ta vinim në gjumë. Ai luante vetëm në telefon, që drita e telefonit vret shumë trurin. Syri lodhej. Ndiente ndezje të syrit. Nervi optik i lodhur, po i lodhte sistemin nervor. I jep dhimbje në pjesën e përparme të kokës. Kishte kruaje të hundës, gërhitje natën.

Nuk dinte as të lexonte. Mësoi për 3 muaj që të mësonte dhe të ishte një nxënës i mirë. U kthye në një njeri normal. Ndikim te ankthi ka telefoni dhe parazitët në zorrë.

Telefoni dëmton nervin optik dhe sistemin tretës në organizëm.”, tha ai. Duke u ndalur te shërbimi alternativ, Merja dha këshillën e vlefshme, që të rregullojnë dinamikën e përditshme. “Alarmi në trurin e njeriut thellohet, këta njerëz bien në depresion.

Është një alarm i rremë për trupin e njeriut nëse nuk mbushen dot me frymë. Njeriu është një qenie biologjike, ndaj duhet të jetë i lidhur me natyrën, të ushqehet me gjëra natyrale. Duhet të rregullohet dhe gjumi, orari i tij. Kur njeriu çohet në mëngjes, duhet të bëjë të paktën 2-3 minuta gjimnastikë. Rekomandohet një çaj i ngrohtë, me pak borzilok dhe rozmarinë dhe shafran.”, pohoi ai.

Por cila është doza e duhur me bimë mediciale për të luftuar ankthin? Merja shtoi se; “Gjumi nuk duhet të kalojë pas orës 23:00 për fëmijët apo të rriturit. Ka bimë që duhet t’i pimë si çajëra. Borziloku dhe rozmarina duhet të pihet në mëngjes, në drekë dhe jo në darkë. Në darkë, barin e bletës, valerianën, livandën dhe murrizin, që qetësojnë sistemin nervor.”.