TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 25 mars të këtij viti, Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia u përfshinë në një konflikt të dhunshëm në Oborrin Mbretëror. Palët bënë kallëzime për njëri-tjetrin.
Sot Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për episodin që u bë viral pasi Princ Leka kishte filmuar përplasjen me Elian dhe ish-vjehrrin e tij.
Organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën. Prokuroria nuk ka kursyer Elia Zaharinë, për të cilën kërkon 6 muaj burg dhe 1 vit për babanë e saj. Gjithashtu, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove, nëse të tre shpallen fajtorë nga Gjykata.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës do të jepet në datën 13 dhjetor nga gjyqtarja Migena Laska. Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”. Princ Leka, Elia Zaharia dhe Gjergj Zaharia janë gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.