AKTUALITET, 7 Nëntor 2023, 10:33

Dyshimet për dhunë ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë, qytetarët paralajmërojnë protestë: Mos mungoni sot

Dyshimet për dhunë ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat

Dyshimet për dhunë ndaj  fëmijës 3-vjeçar në një kopsht privat në Tiranë kanë shkaktuar reagim te opinioni publik. 

Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.

“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba.